RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Sekretari amerikan Blinken bisedojnë për intensifikimin e dialogut me Serbinë, me epilog njohjen reciproke

kurti-dhe-sekretari-amerikan-blinken-bisedojne-per-intensifikimin-e-dialogut-me-serbine,-me-epilog-njohjen-reciproke

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me sekretarin amerikan të shtetit, Anthony Blinken.

Këtë, të ditur e ka bërë vet kryeministri Kurti me anë të një postimi në Tëitter, shkruan lajmi.net.

I pari i Qeverisë tha se e ka informuar Blinkenin për “progresin” në Kosovë.

Temë ishte edhe dialogu.

“Pata një bisedë shumë të mirë telefonike me Sekretarin Blinken. E informova për progresin e vazhdueshëm në Kosovë. Biseduam për marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe nevojën e intensifikimit të procesit të dialogut drejt një marrëveshjeje ligjërisht obligative me qendër njohjen reciproke”, ka shkruar Kurti.

Related posts

Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit në Palestinë

rezart morina

Baykar në TEKNOFEST Istanbul prezantoi smart raketën Bayraktar KEMANKES

rezart morina

Gjykata Kushtetuese shpall ligjin për ndalimin e mbulesës të kundërligjshëm

admin