RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Ulutash flasin për situatën e sigurisë dhe zhvillimet në botë

kurti-dhe-ulutash-flasin-per-situaten-e-sigurise-dhe-zhvillimet-ne-bote

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim komandantin e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutash.

Ulutash e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri qeverisës dhe diskutuan për bashkëpunim të ngushtë mes misionit të NATOS në Kosovë – KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.

Ndërsa, në takim u diskutua për situatën e sigurisë, ku Kurti falënderoi Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij

“Në takim u diskutua për situatën e sigurisë, në një kohë të zhvillimeve dhe ndryshimeve të mëdha në botë që mund të paraqesin sfida për sigurinë, me ç’rast Kryeministri vlerësoi komunikimin e mirë dhe të vazhdueshëm. Kryeministri Kurti e falënderoi komandantin Ulutaş për kontributin dhe rolin e tij të rëndësishëm në udhëheqjen e KFOR-it dhe për bashkëpunimin me institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Related posts

Ushtria Siriane e quan vendosjen e grupeve të armatosura nga SDF-ja në Halep “përshkallëzim të rrezikshëm”

RTI

Epstein trondit sërish botën, lëkundje dhe në Shqipëri

Muhamet Ramadani

Kurti flet për takimin me Vuçiqin në Bruksel, tregon 6 pikat që përmendi për marrëveshjen finale

admin