RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri Hoxha: Dënojmë sulmet iraniane kundër Katarit, mbështetje për iniciativat që synojnë ruajtjen e paqes

ministri-hoxha:-denojme-sulmet-iraniane-kunder-katarit,-mbeshtetje-per-iniciativat-qe-synojne-ruajtjen-e-paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se dënojnë “sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit”, transmeton Anadolu.

Në rrjetet sociale, ministri Hoxha ka konfirmuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.

“Dënova me forcë sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Duke riafirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin tonë për lidershipin e Katarit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialog, ndërmjetësim dhe stabilitet rajonal”, ka theksuar ministri Hoxha.

Ai ka shtuar se Shqipëria vlerëson “miqësinë e saj të ngushtë me Katarin” dhe është e gatshme të mbështesë iniciativat që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Kryedimlomati i Shqipërisë ka theksuar se janë mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e ofruar qytetarëve shqiptarë në Katar “gjatë këtyre kohërave sfiduese”.

Related posts

Vrasja e Al-Arourit një akt terrorist, tha Haniyeh

Muhamet Ramadani

Blinken, Cameron u kërkojnë ligjvënësve republikanë zhbllokimin e ndihmës për Ukrainën

admin

Google akuzohet se zotëron rreth 90% të tregut të kërkimit në internet, gjykatësi amerikan: Kompania ka vepruar në mënyrë të paligjshme

admin