RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 26 qershor

kurti-dhe-vuciq-do-te-takohen-me-26-qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen në Bruksel më 26 qershor, për të zhvilluar rundin e ri të dialogut për normalizim të raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Takimi u konfirmua nga zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Por, nga blloku evropian ende nuk kanë dhënë detaje lidhur me agjendën e takimit Kurti-Vuçiq.

Ky takim i nivelit të lartë në kuadër të dialogut do të ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i bllokut për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, dhe i dërguari i posaçëm për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Për mbajtjen e rundit të ri të dialogut është rënë dakord gjatë vizitave që Lajçak zhvilloi në Kosovë dhe Serbi gjatë kësaj jave.

Related posts

Putin dhe kryeministri armen diskutojnë për situatën në Karabak

admin

Varësia ndaj internetit, Kina masa të rrepta ligjore. Ndërpritet interneti gjatë natës për të miturit

admin

Përmbyset varka me emigrantë në Jemen, humbin jetën 38 persona! Vijojnë kërkimet për rreth 100 të zhdukur

admin