Në Kosovë do të qëndrojnë sot emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak si dhe këshilltarët e kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emanuel Macron. Bëhet fjalë për Jens Plotner dhe Emmanuel Bonne.
Nga Zyra e Kryeministrit kanë njoftuar se i pari i Qeverisë, Albin Kurti do të ketë një takim me ta.
Takimi do të zhvillohet në orën 10:00 në ndërtesën e Qeverisë.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajčák dhe këshilltarët për polikë të jashtme dhe siguri të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz dhe Presidentit të Francës, Emmanuel Macron, z. Jens Plötner dhe z. Emmanuel Bonne”, bën të ditur kryeministria.
Nuk raportohet se do të ketë konferencë për media.