Kryeministri i Kosvës, Albin Kurti deklaroi se e vetmja valutë në Kosovë është euro.
Kurti u shpreh se në Kosovë dëshiron të ketë ligjshmëri, kushtetushmëri dhe rregullësi.
“Mirëpo në Kosovë e vetmja valutë e shkëmbimit e shitblerjes është euro-ja. Ne nuk po dëshirojmë të ndëshkojmë askënd, por vetëm të sjellim ligjshmëri, kushtetushmëri dhe rregullësi”, deklaroi Kurti.
Këto deklarime Kurti i bëri gjatë ditës së sotme në Podujevë, ku ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha në 27 vjetorin e rënies së tyre