RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti e Vuçiq pjesëmarrës në Forumin e Davosit, Lajçak paralajmëroi takime ndaras

kurti-e-vuciq-pjesemarres-ne-forumin-e-davosit,-lajcak-paralajmeroi-takime-ndaras

Sot fillon Forumi Ekonomik Botëror që do të mbahet në Davos të Zvicrës dhe i cili do të zgjasë deri më 19 janar.

Në Forumin Ekonomik të Davosoit, do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ndryshe takimi vjetor i Forumit Ekonomik Botëror këtë vit ka temën ‘Rindërtimi i besimit” dhe mbahet nga 15–19 janar 2024.

Takimi i 54-të vjetor i Forumit Ekonomik Botëror do të ofrojë një hapësirë vendimtare për t’u fokusuar në parimet themelore që nxisin besimin, duke përfshirë transparencën, qëndrueshmërinë dhe llogaridhënien.

Ky takim vjetor do të mirëpresë mbi 100 qeveri, të gjitha organizatat kryesore ndërkombëtare, 1000 partnerë të Forumit, si dhe drejtues të shoqërisë civile, ekspertë, përfaqësues të rinjsh, sipërmarrës socialë dhe media.

Ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pritet t’i takojë ndaras kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Sano, duke konfirmuar këto takime sqaroi se megjithatë nuk pritet të ketë takim trepalësh.

Takimi i fundit Kurti-Vuçiq në kuadër të dialogut është mbajtur në shtator të vitit të kaluar, që pati përfunduar pa rezultat.

Related posts

Zejnulla Gashi merr zyrtarisht detyrën e Kryeprokurorit të Shtetit: Do të jem në shërbim të të gjithë qytetarëve

Kushtrim Guraj

Nesër takimi në Bruksel, por nga 22 nëntori nis shqiptimi i gjobave për serbët që nuk konvertuan targat

admin

Maldivet kërkojnë t’i bashkohen çështjes së ngritur nga Afrika e Jugut kundër Izraelit për kryerje gjenocidi

Muhamet Ramadani