RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tjetër gjë priste opinioni nga Rinasi, tjetër i ofroi njeriu në betejë narrative me të

tjeter-gje-priste-opinioni-nga-rinasi,-tjeter-i-ofroi-njeriu-ne-beteje-narrative-me-te

Tirada e njohur justifikuese e guvernatorit të Izraelit në Shqipëri për skandalin e Vlora Hysenit

Kryeministri Rama, ose ndryshe guvernatori i Izraelit në Shqipëri, kishte paralajmëruar një konferencë për mediat në Rinas në sapombërritjen e tij nga SHBA, duke nxitur dhe aludime publike për një dorëheqje të mundshme, por aspak.

Për skandalin e radhës, atë të Vlora Hysenit, tregues që shteti i tij përveçse i superkorruptuar është katandisur dhe në një kuplara, ai u mbrojt me kartën e njohur, atë të investimit në Reformën në Drejtësi, njëherësh pa mbajtur asnjë përgjegjësi.

“Unë u zotova për çlirimin e drejtësisë dhe fundin e pandëshkueshmërisë për njerëzit e pushtetshëm. Ky është ndryshimi historik që po ndodh”, ishte sofizmi i tij i njohur, duke vijuar në të njëjtën linjë:

“Pyetja me vend s’është si ka mundësi të mos e dijë kryeministri kur vartësi shkel ligjin, por si mund ta dijë? Kryeministri nuk e ka të mundur të parashikojë sjelljen e një individi, as të lejuar të përgjojë bashkëpunëtorët dhe as e ka të mundur të lexojë mendjen e dikujt kur ajo kurdiset për të punuar së prapthi. Prandaj demokracitë kanë organe drejtësie, prandaj e kam kërkuar reformën në drejtësi dhe e mbështes drejtësinë e re, përtej lajthitjeve”, tha Rama.

Ndër të tjera, vijoi duke u vetëushqyer mitin e njeriut që po e ngjit Shqipërinë në maja, edhe pse realiteti tregon një tjetër Shqipëri, po aq të padurueshme sa ç’ka qenë, së bashku me të.

“Pikërisht për emrin, për Shqipërinë, e dua me kokën lart, me flamurin sa më lart, të barabartë, në tryezat më të larta, në BE brenda kësaj dekade me drejtësi të pavarur prej meje”.

Ndërsa për Vlora Hysenin, gruan që e ka zhytur akoma dhe më shumë në një batak skandalesh në qeverisje, tha këto fjalë: “As nuk vihet sot në diskutim se ish-drejtuesja e SHISH-it ka hapur një llogari të vështirë me drejtësinë, veçse ka hyrë në një borxh të madh moral në këtë vend”.

Ndërsa për emërimin e saj tha se ka qenë larh atyre që përfliten.

“Orvatjet për ta shpjeguar emrërimin e Vlora Hyseniy në krye të SHISH-it me lloj-lloj fantazish konspirative s’kanë lidhje me të vërtetën. E vërteta është e thjeshtë. Ka nisur të punojë pranë meje në rolin e këshilltares. Pas një periudhe jo të shkurtër në atë rol, si edhe bazuar në referenca të shkëlqyera të marra nga shërbime partnere, ajo është emëruar drejtuese e SHISH-it.

E megjithë këtë avokati ndaj vetes, Rama po hyn në histori jo për një Shqipëri që e rilindi por që e zhyti dhe më keq në paaftësinë e saj mgati gjenetike për të qenë një vend dinjitoz, me shtetarë, shtet e shoqëri dinjitoze. Sepse vetë Rama, karakteri, qënia e tij, nuk ka asnjë lidhje me fjalën “dinjitet”. /tesheshi

Related posts

Britania dhe Katari japin 11.2 milionë dollarë ndihmë për refugjatët Rohingya

admin

KSK e Turqisë: Po ndjekim me vëmendje zhvillimet në vendet e Ballkanit

Muhamet Ramadani

Antikorrupsioni arreston drejtorin e Agjencisë për Efiçiencë të Energjisë

admin