RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti falënderoi Cramonin për mbështetjen, eurodeputetja e kritikon nga veriu i Mitrovicës

kurti-falenderoi-cramonin-per-mbeshtetjen,-eurodeputetja-e-kritikon-nga-veriu-i-mitrovices

Kryeministri Albin Kurti, gjatë së dielës ka takuar raportuesen për Kosovën në PE, Viola Von Cramon.

Në një shkrim në Twitter, Kurti tha se ka folur për zhvillimet e fundit në veri, si dhe dialogun.

“Takimi i hershëm me eurodeputeten Viola Von Cramon dhe ekipin e saj për të diskutuar zhvillimet në dialogun e Brukselit dhe procesin paszgjedhor në katër komunat në veri të Kosovës”.

“Faleminderit për mbështetjen e anëtarësimit në CoE dhe BE. Theksova se kryetarët e zgjedhur do t’u shërbejnë të gjithë qytetarëve”, shkroi Kurti.

Ndërsa Cramon, pas takimit me Kurtin ka vazhduar në veri të Mitrovicës.

Atje, ka takuar serbët lokalë si dhe ka bashkëbiseduar me policinë e Kosovës.

Cramon hodhi kritika të pabaza ndaj Policisë.

Në afërsi të objektit të komunës, Von Cramon tha se “është një situatë e vështirë”.

“Ku është kërcënimi? Pse… Çfarë dreqin ju solli këtu?”, ka pyetur ajo policët.

Njëri prej policëve, siç dëgjohet në një video, i thotë asaj se “ne kemi ardhë me e mbrojtë kryetarin kur të zgjedhet”, duke shtuar se këtë e kanë për detyrë ta bëjnë.

Cramon më pas tha se nuk është faji i policëve, sepse ata vetëm po i zbatojnë urdhërat.

“Nuk ju fajësoj, mos më keqkuptoni. Nuk ju takon juve të vendosni se ku do të punoni”, tha ajo.

“Pyetjet e mia duhet t’i bëj në Prishtinë”, u shpreh Cramon.

Related posts

Al-Az’har: Ata që etiketojnë Islamin me terrorizmin heshtin kundër Izraelit, i cili kryen terror në Gaza

rezart morina

Agjencitë humanitare të Libisë përgënjeshtrojnë OKB-në

admin

Ministria e Shëndetësisë porosit qytetarët: Uji para përdorimit patjetër të vlohe

admin