RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti flet për dorëheqjen e Mehajt, emëron ministrin e ri të Mbrojtjes

kurti-flet-per-doreheqjen-e-mehajt,-emeron-ministrin-e-ri-te-mbrojtjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se më kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj ka pranuar dorëheqjen e tij.

Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare.

Kurti ka njoftuar se për ministër të ri të mbrojtjes ka emëruar Ejup Maqedoncin, me të cilin ka bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera.

Postimi i plotë i Kurtit:

Sot, me kërkesë të ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj, kam pranuar dorëheqjen e tij. Kërkesa për lirim nga detyra vjen për shkaqe familjare. Ministrin Mehaj e falënderova për punën e pandërprerë, kontributin mbresëlënës, bashkëpunimin e rregullt dhe angazhimin e tij shembullor nga dita e parë e marrjes së detyrës.

Ministër të ri të mbrojtjes emërova Ejup Maqedoncin, me të cilin kemi bashkëpunuar deri më tani në funksione tjera. Ministrit Maqedonci i uroj punë të mbarë në avancimin e mbrojtjes dhe sigurisë, në zhvillimin dhe ndërtimin e ushtrisë sonë.

Me këtë rast zhvilluam një takim të përbashkët edhe me komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Related posts

Turqia tërhiqet nga Traktati për Forcat e Armatosura Konvencionale në Evropë

admin

Mijëra protestues vërshojnë rrugët e Londrës kundër sulmeve izraelite në Gaza

RTI

Rritet në 30 numri i të vdekurve nga vërshimet në Kinë

admin