RTV AHIRETI
Lajme

Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja

kurti-flet-per-masat-e-vuciqit-ndaj-kosoves:-akt-i-deshperimit-dhe-pjese-e-fushates-per-konflikte-te-reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar sot rreth masave të Serbisë për Kosovën.

Kurti ka thënë se këto masa të propozuara nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq, po bëhen nga dëshpërimi.

“Këto kërkesat e tij masat e tij bëhen nga një dëshpërim dhe paraqesin jo rocionalitet dhe nuk janë aspak paqësore, por pjesë e fushatës agresive për konflikte të reja që padyshim nuk kanë vend në Kosovë”, tha Kurti.

Kryeministri ka thënë se së pari duhet folur për tri kushtet që i ka propozuar Kurti, e që sipas tij janë paqësore e racionale.

“Së pari duhet të flsini për tri kushtet që i kam vënë unë që janë paqësore e racionale, e para është dorëzimi i Milan Radoiçiqit, nënshkrimi i marrëveshjes dhe tërheqja e letrës së Bërnabiqit që thotë se nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, as ulësen në OKB për Kosovën e as nuk e respekton integritetin territorial”, u shpreh Kurti.

Të premten, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, prezantoi pesë masa për Kosovën.

Sipas prezantimit, aty përfshihen kthimi në gjendjen e “para vendimeve të njëanshme të Kosovës; shpalljen e Kosovës si zonë nën mbrojtje të posaçme speciale; përforcim të mëtejmë të institucioneve serbe në Kosovë; themelimin e një prokurorie të posaçme për ndjekjen penale të keqpërdorimeve dhe shkeljeve të të drejtave të njeriut në zonën e Kosovës; dhe vendimin për paligjshmërinë e të gjitha institucioneve në Kosovë të themeluara pas shpalljes së njëanshme të pavarësisë”

The post Kurti flet për masat e Vuçiqit ndaj Kosovës: Akt i dëshpërimit dhe pjesë e fushatës për konflikte të reja first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Deklaratat për rastin e Deharit, Prokuroria Speciale fton për intervistim Sami Kurteshin

rezart morina

Elbasan: Më pak martesa e më tepër divorce

rezart morina

Ish-shefi i AKI-së dënohet me katër vjet e tetë muaj burgim për rastin “Gylenistët”

rezart morina