RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: GJND i dha vulë asaj që e dinin gjithë kohën mbështetësit e drejtësisë

kurti:-gjnd-i-dha-vule-asaj-qe-e-dinin-gjithe-kohen-mbeshtetesit-e-drejtesise

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar në 13-vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila vendosi se shpallja e Pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Kurti këtë e quajti vulën përfundimtare që iu dha shtetësisë së Kosovës.

“Në këtë ditë të vitit 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë – gjykata më e lartë e OKB-së – vendosi që shpallja e pavarësisë së Kosovës ishte në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, duke i dhënë një vulë përfundimtare asaj që ata që mbështesin të drejtat e njeriut dhe drejtësinë e dinin gjatë gjithë kohës”.

Ndryshe, sot bëhen 13 vjet që kur Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë ka shpallur vendimin këshillëdhënës, sipas të cilit deklarata e shpalljes së pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

Me 10 vota pro dhe 4 kundër anëtarët e Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës kishin vendosur në favor të Kosovës, duke refuzuar kështu kërkesën e Serbisë për shkelje të së drejtës ndërkombëtare.

Vendimi ishte lexuar nga Presidenti i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në atë kohë, Hiasashio Owada.

Related posts

Rreth gjashtë mijë raste aktive me COVID-19 në Kosovë

admin

SHBA, Koreja e Jugut dhe Japonia zhvillojnë stërvitje të përbashkët të mbrojtjes raketore

rezart morina

Plagosen katër persona në Viti

admin