RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i dorëzon Presidencës Çeke aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

kurti-i-dorezon-presidences-ceke-aplikimin-e-kosoves-per-anetaresim-ne-be

Kryeministri Albin Kurti i ka dorëzuar këtë të enjte zyrtarëve të Republikës së Çekisë aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shtet ky që kryeson Presidencën e Këshillit të BE-së.

Në Pragë, Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.

Siç ka bërë të ditur Zyra e Kryeministrit, ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit Bek.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti kanë nënshkruar të mërkurën aplikimin për anëtarësim të Kosovës në BE.

Osmani në fjalën e saj pas ceremonisë së nënshkrimit, ka thënë se Kosova si një vend i paqes dhe i respektimit të të drejtave të njeriut, e meriton të jetë pjesë e BE-së.

Njëjtë ka deklaruar edhe kryeparlamentari Konjufca, duke shtuar se BE-ja është e plotë vetëm kur të gjitha kombet evropiane do të jenë pjesë e saj.

Ndërsa, kryeministri Kurti teksa ka njoftuar se aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës Çeke të BE-së në Pragë, ka thënë se “pengesat dhe sfidat i kalojmë me zhvillim demokratik dhe progres shoqëror”.

Related posts

Albin Kurti sot për vizitë në Tetovë dhe Shkup

admin

Trusti kalon në Komision, shkon në Kuvend

admin

Libia nis hetimet për shembjen e dy digave që shkaktuan përmbytjet shkatërruese

rezart morina