RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti i kërkon BE-së që ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e marrëveshjes

kurti-i-kerkon-be-se-qe-ta-mbaje-pergjegjese-serbine-per-shkeljet-e-marreveshjes

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësin, Besnik Bislimi, kanë pritur në takim ambasadorët e QUINT-it, ku është përmendur nevoja që BE ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme të marrëveshjes së Brukselit.

Në këtë takim është bërë e ditur që është diskutuar se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë.

“Në takim u diskutua për procesin e dialogut dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazë me Serbinë dhe Aneksin e Zbatimit nga takimi i 27 shkurtit në Bruksel dhe ai i 18 marsit në Ohër ndërmjet të dyja shteteve. Kryeministri Kurti dhe zëvendëskryeministri Bislimi theksuan se Marrëveshja Bazë dhe Aneksi i Zbatimit duhet të zbatohen pa kushte, pa vonesa dhe në mënyrë të plotë. Gjithashtu, u përmend nevoja që BE-ja ta mbajë përgjegjëse Serbinë për shkeljet e vazhdueshme që po i bën marrëveshjes”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, thuhet se takimi i radhës në nivel të kryenegociatorëve pritet të zhvillohet të hënën.

“Procesi i dialogut do të vijojë me takimin e radhës të nivelit të kryenegociatorëve që pritet të zhvillohet të hënën e ardhshme, e cila do të ketë në fokus zbatimin e sekuencuar të Marrëveshjes Bazë dhe Aneksit”.

Related posts

Macron-Kurtit: Kosova t’i zbatojë angazhimet e marra në kuadër të dialogut

Kushtrim Guraj

Samiti në Bruksel/ Osmani: Shpresojmë që aplikimi ynë të jetë në tryezën e anëtarëve të këshillit shumë shpejt

admin

Netanyahu turpërohet në ceremoninë e Ditës së Përkujtimit të Holokaustit

Muhamet Ramadani