RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Ironi e thellë pretendimet për persekutim, nga një vend që ka kryer krime në Bosnje e Kosovë

kurti:-ironi-e-thelle-pretendimet-per-persekutim,-nga-nje-vend-qe-ka-kryer-krime-ne-bosnje-e-kosove

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, ka thënë se është një ironi e thellë pretendimet e Vuçiqit për persekutim të serbëve në Kosovë, nga një vend që ka kryer persekutime në fund të shekullit 20-të.

“Serbia ka urdhëruar, planifikuar, kryere vrasje, tortura, përdhunime e gjenocid në Bosnje e Kosovë”, tha Kurti.

Kurti ka përmendur disa nga të drejtat që gëzon komuniteti serbë në Kosovë, duke përmendur ulëset e garantuara në Kuvend, udhëheqjen e 10 komunave nga serbët.

Ai po ashtu ka thënë se këtë muaj kanë nisur projektin për lehtësim në punësim për banorët në katër komunat veriore të banuara me shumicë serbe.

“Ideja që Kosova po kryen spastrim etnik ndaj komunitetit serb është gënjeshtër, gënjeshtër që është demantuar nga shumë organizata publike ndërkombëtare”, deklaroi Kurti.

Related posts

Mediat: Uashingtoni dhe Berlini do të dërgojnë tanke në Ukrainë

admin

Siguria në veri të Kosovës, Kurti takohet me ndihmës sekretarin e NATO-s

Muhamet Ramadani

Drejtori në detyrë i Shërbimit Sekret: Dështimi i masave të sigurisë për ish-Presidentin Trump “i pajustifikueshëm”

admin