RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Kemi filluar komunikimet për marrëveshjen për presidentin

kurti:-kemi-filluar-komunikimet-per-marreveshjen-per-presidentin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë filluar komunikimet lidhur me marrëveshjen për zgjedhjen e presidentit të vendit.

“Kemi filluar komunikimet dhe, natyrisht, kjo fundjavë është vendimtare për të pasur një marrëveshje, që javën e ardhshme të kemi presidentin”, tha sot kryeministri Kurti.

Kosova ka hyrë në ditët vendimtare për zgjedhjen e presidentit të ri. Deri më 6 tetor, partitë politike duhet të gjejnë një marrëveshje për zgjedhjen e kreut të shtetit, përndryshe vendi pritet të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare.

Afati është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, e cila javën e kaluar konstatoi se afati 60-ditor për zgjedhjen e presidentit ka nisur pas konstituimit të Kuvendit.

Related posts

Taylor Swift shprehu hapur mbështetjen ndaj Kamala Harris, reagon Donald Trump: Është shumë liberale, do të paguajë një çmim në…

admin

Zelensky mbërrin në Gjermani për Konferencën e Sigurisë në Mynih

RTI

Mali i Zi nënshkruan marrëveshje me Kishën Serbe

admin