RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon dorëheqje zingjirore pas vrasjes së shtatzënës 35-vjeçare

kurti-kerkon-doreheqje-zingjirore-pas-vrasjes-se-shtatzenes-35-vjecare

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar përsëri për rastin e vrasjes së 35-vjeçares shtatzënë në oborrin e QKUK-së.

Me anë të një postimi në Facebook, Kurti ka thënë se i gjithë zingjiri i papërgjegjësisë duhet japur dorëheqje, shkruan lajmi.net.

Postimi i plotë i Kurtit:

Zinxhiri që duhet (dorë)hequr

Sot pasdite kam aprovuar kërkesat e Grupit Ndërministror kundër dhunës në familje, pas takimit të sotëm të tyre, për rastin e vrasjes së Hamide Magashit dhe foshnjës së saj të palindur. Në bazë të përgjegjësive që mbartin institucionet përkatëse, po bëhet: inspektimi i punës së zyrtarëve policor, përfshirë zbatimin e urdhrit mbrojtës; inspektimi i punës së zyrtarëve në Qendrën për Punë Sociale; inspektimi i punës së zyrtarëve në repartin e gjinekologjisë në QKUK; ndarje urgjente e buxhetit për zbatim të Ligjit për Mbikëqyrjen Elektronike të personave, të cilëve u kufizohet lëvizja me vendim të gjykatës; dhe, në rastet e caktimit të urdhrit mbrojtës të bëhet bastisje e shtëpisë së personit të dyshuar.

I gjithë zinxhiri i papërgjegjësisë duhet të japë dorëheqje.

Related posts

Negociatat për armëpushim, Egjipti do të udhëheqë raundin e ri të bisedimeve mes Izraeli dhe Hamasit

admin

Raporti: Ja kush është përgjegjës për përmbytjet në Shqipëri

admin

Borrell rendit hapat që Kurti duhet të ndërmerrë për shtensionim të situatës në veri

Muhamet Ramadani