RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti kërkon zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Procesin e Berlinit

kurti-kerkon-zbatimin-e-marreveshjeve-te-arritura-ne-procesin-e-berlinit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit.

Ai në darkën e punës të ftuar nga Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Robert Golob për liderë të rajonit dhe presidentin e Këshillit të Evropian, Charles Michel, ka thënë se para samitit të ardhshëm që mbahet në Tiranë, është e rëndësishme të fillohet zbatimi i marrëveshjeve.

“Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin”, ka thënë Kurti thuhet në komunikatën e Qeverisë, përcjell teve1.info

Kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

“Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet. Ballkani Perëndimor duhet ta mbështesë zgjerimin dhe vendet aspirante duhet të kryejnë reformat të cilat përshpejtojnë anëtarësimin”, ka thënë Kurti.

Kryeministri Kurti, në kuadër të pjesëmarrjes së tij në Forumin Strategjik të Bledit – BSF 2023, sot do të jetë pjesë e një paneli të diskutimit së bashku me liderë të rajonit.

Related posts

Grupi i parë i haxhilerëve mbërrin në Arabinë Saudite

admin

80 mijë turistë bllokohen në ishullin kinez pas shtrëngimit të masave për Covid-19

admin

Arrestohet një serb në Vushtrri, dyshohet për krime lufte kundër popullatës civile

admin6