RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kurti – komandantit të KFOR-it: Objektet e komunës janë pronë e Republikës

​kurti-–-komandantit-te-kfor-it:-objektet-e-komunes-jane-prone-e-republikes

Kryeministri Kurti Albin Kurti i ka thënë të premten komandantit të KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia se kryetarët e komunave, të zgjedhur nga zgjedhjet e lira dhe demokratike, duhet t’i ushtrojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre, për të ofruar shërbime publike cilësore për të gjithë qytetarët, pa pengesa.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, Kurti ka theksuar se “objektet e komunës janë pronë e Republikës”.

Gjithashtu, kryeministri Kurti e njoftoi komandantin Ristuccia se Policia e Kosovës është angazhuar që sipas detyrës zyrtare t’ua mundësojë këtyre kryetarëve hyrjen në vendin e tyre të punës prej nga ata duhet dhe do t’ju shërbejnë të gjithë qytetarëve pa dallim e pa diskriminim.

“Liria e lëvizjes, sundimi i ligjit, siguria dhe mbrojtja, për të gjithë qytetarët, pa dallim bindjeve politike a prejardhjes, përkatësisë etnike apo fetare, në Republikën e Kosovës është prioritet dhe interes i të gjithëve. Institucionet e sigurisë duhet të bashkëpunojnë që të garantojnë një ambient të sigurt e të qetë për të gjithë”, thuhet në njoftim.

Related posts

Përqindja e lindjeve jashtëmartesore në Evropë dhe SHBA

rezart morina

Grupi terrorist që sulmoi në Banjska, kush janë personat që ndodhen në foto me djalin e Vuçiç

admin

Kuvendi votoi qeverinë teknike me Talat Xhaferin kryeministër

rezart morina