RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Lirimi i policëve të rrëmbyer nga Serbia, Osmani falënderon SHBA-në

lirimi-i-policeve-te-rrembyer-nga-serbia,-osmani-falenderon-shba-ne

Presidentja Vjosa Osmani ka reaguar pas lirimit të tre policëve të rrëmbyer nga Serbia.

Për këtë ajo ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Osmani, në konferencë për media pas takimit me guvernaatoren e Iowa, Kim Reynolds ka thënë se aleanca e Kosovës me SHBA-të është ekzistenciale.

Lidhur me lirimin e policëve, kryeministri Albin Kurti ka thënë se ky veprim është shkelje e të drejtave të njeriut dhe se Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer tashmë janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky kidnapim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Rifat Zeka, Beqir Sefi e Mustafë Shemi, ishin arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës, ndërsa sot Gjykata në Kralevë mori vendim për lirimin e tyre.

Arrestimi i tre policëve kishte nxitur reagime të shumta në vend, ku ishte kërkuar lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte.

Related posts

Iz’raeli përdori bo’mbë të prodhuar nga SHBA në su’lmin ndaj shefit të Hezbollahut, thotë senatori amerikan

Muhamet Ramadani

SHBA, përplasen dy avionë demonstrues në ajër – VIDEO

admin

​Arifi me akuza për Kurtin: Po i përçan shqiptarët në Luginë

Muhamet Ramadani