RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja Osmani mbështet veprimet e SHBA-së kundër regjimit të Maduros

presidentja-osmani-mbeshtet-veprimet-e-shba-se-kunder-regjimit-te-maduros

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se Kosova qëndron përkrah Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve kundër, siç e ka quajtur ajo, regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Osmani theksoi se Presidenti Trump ka qëndruar me popullin e Venezuelës duke iu kundërvënë narko-shtetit të udhëhequr nga Nicolas Maduro, në mbrojtje të Amerikës dhe sigurisë globale nga kartelet dhe krimi i organizuar. Sipas saj, ky është shembull i qartë i forcës dhe lidershipit amerikan.

Ajo shtoi se populli venezuelian meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të bazuar në sundimin e ligjit, e jo në frikë dhe autoritarizëm.

Osmani nënvizoi se narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar paraqesin kërcënim për paqen edhe përtej kufijve kombëtarë.

Duke kujtuar përvojën e Kosovës, Osmani tha se vendi e kupton mirë ndikimin e vendosmërisë amerikane, duke theksuar se çlirimi i Kosovës është dëshmi e drejtpërdrejtë e kësaj mbështetjeje.

Ajo bëri thirrje për unitet transatlantik, duke vlerësuar se komuniteti ndërkombëtar është më i fortë kur qëndron i bashkuar pas lidershipit amerikan dhe vlerave të përbashkëta.

“Në momente kur SHBA-të përballen me tiraninë, ne qëndrojmë së bashku, sepse liria jonë kolektive varet prej saj,” përfundoi Osmani.

Related posts

Mbështetësit pro Palestinës marshojnë në Massachusetts, SHBA

admin

Kryediplomatja japoneze vizitë rajonit, ndalesë edhe në Kosovë

admin

Analiza e VOA: Zgjedhja e udhëheqësit të ri të Hamasit zbeh shpresat për armëpushim në Gaza

admin