RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti lavdërohet në trevjetorin e qeverisjes: Jemi krenar dhe ballëhapur

kurti-lavderohet-ne-trevjetorin-e-qeverisjes:-jemi-krenar-dhe-ballehapur

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se janë krenar dhe ballëhapur në shënimin e trevjetorit prej kur e ka nisur qeverisjen, duke numëruar ato që ai i ka quajtur suksese.

Në konferencë për media të premten, Kurti ka thënë se kanë dyfishuar numrin e të rinjve të punësuar e nga mbështetja e Qeverisë 12 mijë gra kanë vende pune.

Shefi i Qeverisë është shprehur se kanë zbutur edhe hendekun eksport-import duke mbështetur prodhuesit vendorë e qarkullimi i bizneseve në vitin 2023 (19.7 miliardë euro), sipas tij, ka arritur nivele rekorde.

Kurti ka thënë se në qeverisjen e tij ka më shumë sundim të ligjit e korrupsioni po luftohet, por “eliminimi i tij varet nga gjykatat e prokuroria”.

Numri i inspektimeve të tregut është rritur me 63 për qind, siç ka thënë Kurti, e në veri është ulur ilegaliteti e po rritet ligjshmëria.

Ka përmendur edhe mbështetjen për nëna lehona e fëmijët nën 16 vjeç. Ka thënë se e kanë mbajtur premtimin që arsimi i lartë publik të jetë falas.

Kurti ka konsideruar se janë bërë reforma edhe në sektorin e bujqësisë “përmes eliminimit të keqmenaxhimit e keqpërdorimit”.

“Ushtrinë e kemi më të fortë e më të përgatitur sepse e ka buxhetin dyfish më të madh”, ka thënë ai.

Programi 12-milionësh “Kosova, shtet i xhudos”, sipas Kurtin, konfirmon mbështetjen që Qeveria e tij e ka pasur për sportin.

Ka thënë se do t’i përfundojnë rrugët Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Podujevë e autostradën Prishtinë – Gjilan.

“E di që gjatë kësaj kohe kemi kaluar vështirësi, por si qeveri e kemi pasur në mendje interesin më të mirë të vendit”, ka thënë Kurti ndër të tjera.

Related posts

Presidentët Biden dhe Xi bisedojnë për Tajvanin, inteligjencën artificiale dhe fentanilin

admin

Osmani takohet me Mbretin Charles, para kurorëzimit të tij

admin

Tajvani goditet nga një tajfun i fuqishëm

Muhamet Ramadani