RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

KFOR-i deklarohet për gjendjen e sigurisë në veri

kfor-i-deklarohet-per-gjendjen-e-sigurise-ne-veri

Misioni i paqeruajtës i KFOR-it ka folur për situatën e sigurisë në Kosovë. Sipas KFOR-it, situate e sigurisë në Kosovë është e qetë, por vazhdon të mbetet fragjile.

Përmes një komunikate për medie, KFOR-i ka treguar se ka trefishuar numrin e patrullimeve.

“Në këtë moment, situatë në Kosovë është e qetë, por mbetet fragjile. Pas tensioneve të fundit, ne dislokuam rreth 1.000 trupa shtesë në Kosovë dhe e rritëm qëndrimin e KFOR-it në Kosovën veriore. Ne gjithashtu e trefishuam numrin e patrullimeve, përfshirë ato përgjatë Vijës Kufitare Administrative”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Në këtë njoftim, KFOR-i ka përmendur edhe dialogun e lehtësuar të BE-së.

“Duke vepruar kështu, KFOR-i do të vazhdojë të krijojë kornizën e sigurisë të nevojshme në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja, në mënyrë që çështjet e pazgjidhura të zgjidhen, për të mirën e të gjitha komuniteteve. Ne besojmë se të gjitha palët duhet të përmbahen nga veprimet përshkallëzuese dhe retorika përçarëse dhe të angazhohen në mirëbesim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, është thënë në komunikatë.

Related posts

Jasharaj i vendosur: Greva vazhdon edhe pas të hënës nëse nuk takohemi për të gjetur zgjidhje

admin

Mbi 1 milion luftëtarë iranianë gati për përballje me SHBA-të, Teherani: Çdo ndërhyrje tokësore, do ishte çmenduri

admin

Kurti në Pejë: Serbia përgjegjëse për masakrat, rruga drejt drejtësisë e gjatë

admin