RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Liridona Ademaj u vra se ishte grua

kurti:-liridona-ademaj-u-vra-se-ishte-grua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka dënuar vrasjen e Liridona Ademaj- Murseli, të mërkurën në mbrëmje, në vrasjen e saj si i dyshuar në përfshirje është arrestuar edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli.

Kurti ka thënë se Ademaj u vra me paramendim dhe vetëm pse ishte grua.

Ai ka thënë se të dyshuarit në këtë rast duhet të marrin dënim meritor.

“Gratë dhe vajzat po vazhdojnë të vriten, gjersa normat shtypëse patriarkale ende janë të shpërndara gjerë. Arrestimi i kriminelëve nuk po mjafton. Barra e padrejtësive të sistemit të drejtësisë vazhdon të bie mbi supet e grave dhe vajzave, përderisa kryesit e krimeve nuk marrin dënime meritore. Sot ishte seanca dëgjimore, ku tre të dyshuarve iu caktua nga një muaj paraburgim. Urdhërdhënësi, dorasi dhe bashkëpunëtori në vrasjen e Liridonës duhet të ndëshkohen dhe ta marrin dënimin maksimal. Kjo bëhet me një sistem prokurorial e gjyqësor efektiv dhe të vetëdijshëm për detyrën e lartë shoqërore që bartin”, ka shkruar Kurti, përcjell teve1.info

Kurti ka thënë se duhet nga të gjithë qytetarët për ta zhdukur këtë “kulturë patriarkale e mizogjene”

“Dhimbja është e madhe. Ndërgjegjja është kolektive, në secilën familje, shtëpi. Për ta parandaluar këso krime makabër, duhet të punojmë secili e secila, në secilën fushë e vend. Këtë kulturë patriarkale e mizogjene, këtë maskulinitet të dhunshëm e toksik e zhdukim vetëm ashtu.E qytetarët e Republikës presin nga zyrtarët publikë që punojnë (apo kanë punuar) në institucionet shtetërore se duhet të jenë shembull pozitiv e progresiv në shoqëri për sjelljen e tyre ndaj partnerëve dhe në familje e jo kriminelë a mujsharë që besojnë se ia dalin”, ka shkruar ai.

Më 29 nëntor Lirodona Ademaj- Murseli, ishte vrarë në Prishtinë, në një rast i cili fillimisht ishte cilësuar si grabitje.

Dy ditë më pas policia kishte arrestuar dy persona, dorasin i cili në polici kishte thënë se është paguar nga Naim Murseli, bashkëshorti i Liridonës për ta kryer veprën.

Ndërsa, që pas hetimeve është arrestuar dhe K.K pjesëtarë i FSK-së i dyshuar për përfshirje në këtë rast.

Tre të dyshuarit të dielën kanë dalë para seancës, të cilët janë mbrojtur në heshtje, ndërsa Gjykata u ka caktuar masën fillestare nga një muaj paraburgim.

Related posts

Gratë jetojnë katër vjet më shumë se burrat pas daljes në pension

admin

Osmani e informon presidentin gjerman rreth dialogut Kosovë-Serbi

admin

Në Kosovë falet namazi i Fitër Bajramit

rezart morina