Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës zyrtare në Turqi ka zhvilluar takime të ndryshme me mërgatën.
Kurti ka thënë se mërgata e Kosovës, është e madhe dhe e suksesshme.
“Çdo vizitë e jona jashtë vendit shoqërohet me njohje nga afër e shkëmbime të rëndësishme me pjesëtarë të mërgatës sonë. As në Turqi nuk mund të mungonin këto takime, aty ku mërgata jonë është e madhe dhe e suksesshme”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Derisa shtoi se mërgata është përfaqësimi i shtetit të Kosovës në Turqi.
“Ata janë përfaqësimi i shtetit dhe popullit tonë në Turqi, lidhja ndërmjet dy shteteve dhe popujve dhe bartin një rol qenësor në afirmimin e vendit tonë dhe zhvillimin gjithmonë e më të madh të tij”, tha Kurti.