Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë qëndrimit në Gjermani ka marrë pjesë në kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë.
Gjatë këtij kongresi, Kurti është takuar me kancelarin federal të Gjermanisë, Olaf Scholz.
Kurti, thotë se në këtë takim kanë nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Gjermanisë.
duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, dhe prosperitetin për qytetarët tanë.
“Kënaqësi të marr pjesë në kongresin e partisë SPD të këtij viti, ku pata një takim të frytshëm me Olaf Scholz, duke nënvizuar fuqinë e marrëdhënieve tona dypalëshe dhe vizionin tonë të përbashkët si socialdemokratë që nxisin drejtësinë, përparimin dhe prosperitetin për qytetarët tanë”, ka shkruar Kurti në “X”./teve1.info/