Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se kanë marrë mesazhe inkurajuese për zgjerimin e BE-së dhe mundësitë për Ballkanin Perëndimor, nga kryeministri i Sllovenisë, Robert Golob.
Kurti ka shkruar se ka kërkuar që për anëtarësim në BE, duhet të respektohen disa vlera të BE-së siç janë respektimi i pakicave dhe njohja reciproke.
Kryeministri po qëndron në Slloveni për të marrë pjesë në Forumit Strategjik të Bledit.
Në këtë forum po marrin pjesë kryeministrat e vendeve të rajonit, të cilit kanë së bashku kanë zhvilluar një dark para ku të pranishëm kanë qenë edhe zyrtarë nga BE, si presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel.