RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti mirëpriti mërgimtarët në shënim të Ditës së Diasporës

kurti-mirepriti-mergimtaret-ne-shenim-te-dites-se-diaspores

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë për nder të Ditës së Diasporës ka organizuar pritje të veçantë për mërgimtarët në ambientet e “Ballkonit të Hapur të Qeverisë”, i cili tashmë është shndërruar në vend të këndshëm për takime e pritje.

Sipas komunikatës së Qeverisë, duke iu uruar mirëseardhje, kryeministri Kurti njoftoi mërgimtarët e pranishëm mbi progresin e dukshëm demokratik e ekonomik të Kosovës të evidentuar nga të gjitha raportet ndërkombëtarë kredibile, duke përmendur kështu rritjen mesatare ekonomike, rritjen e të hyrave tatimore, eksportet e investimet e huaja direkte.

“Njëkohësisht, rritjen e vendeve të punës, miratimin e ligjit për pagën minimale, e së fundmi edhe ligjin për njohjen e kontributeve të punëtoreve të viteve ‘90-ta, kryeministri para mërgimtarëve i cilësoi hapa të rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës”, thuhet në komunikatë.

Paralelisht me këto progrese, kryeministri Kurti veçoi se edhe mërgata ka evoluuar dukshëm vit pas viti duke e zgjeruar përfaqësimin kombëtar, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

“Atë sot e gjejmë në format më të suksesshme në art, në kulturë, në sport, financa, e tash së fundmi edhe përfaqësim politik në shtetet e tyre, nga niveli komunal e deri te ai qendror. Disa prej tyre janë këtu në mesin tonë sonte”, shtoi kryeministri.

Related posts

Kryeministri i Katarit në SHBA për dialog strategjik ​

rezart morina

Mbrojtja Civile në Gaza: Mijëra dëshmorë ende janë nën rrënoja dhe nuk mund t’i nxjerrim

rezart morina

OKB: Palët ndërluftuese të Sudanit nuk kanë respekt për normat e luftës

rezart morina