RTV AHIRETI
Lajme

Kurti në Gjermani, thekson rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe KiE

kurti-ne-gjermani,-thekson-rendesine-per-anetaresimin-e-kosoves-ne-nato,-be-dhe-kie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann, me personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e tyre deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e social demokratëve, Frank Schwabe, drejtuesin e Iniciativës së Stabilitetit Evropian (ESI), Gerald Knaus dhe drejtoren ekzekutive të fondacionit, Daniela Schwarzer.

Duke rikujtuar historikun e viteve të ‘90-ta dhe rrugëtimin e shumë shteteve drejt integrimit euro-atlantik dhe zgjerimin e BE-së, NATO-s e Këshillit të Evropës, në fjalën e tij, sipas njoftimit të zyrës së kryeministrit, Kurti nënvizoi qëllimin për anëtarësim në këto organizata dhe rëndësinë historike e momentumin e marrëdhënieve të Kosovës me Gjermaninë dhe shtetet demokratike evropiane.

“Hapin e parë e bëmë në vitin 2008, kur Kosova shpalli pavarësinë dhe shumica e demokracive në Evropë na njohën. Hapi i dytë ka të bëjë me bashkimin me institucionet që janë shtyllat e Evropës demokratike. Ne duam t’i bashkohemi NATO-s si një ombrellë sigurie për kontinentin tonë. Ne duam t’i bashkohemi Bashkimit Evropian si projekti dhe procesi më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit. Por, hapi i parë që duhet të bëjmë tani është t’i bashkohemi klubit të parë të demokracive evropiane, i krijuar pikërisht në këtë muaj 75 vjet më parë në Londër: Këshilli i Evropës”, tha Kryeministri Kurti.

Ai shtoi se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në respektimin e vlerave të përbashkëta, të të drejtave të njeriut, sundimit të ligjit dhe demokracisë.

The post Kurti në Gjermani, thekson rëndësinë për anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe KiE first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Rusia thotë se ka kryer sulme ndaj objekteve të industrisë ushtarake të Ukrainës

rezart morina

Qindra kolonë izraelitë hyjnë në xhaminë Al-Aksa

rezart morina

Gjermani, partia e ekstremit të djathtë AfD rrit përqindjen e votave

admin