RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në Mamushë, premton mbështetje përmes granteve për fermerët

kurti-ne-mamushe,-premton-mbeshtetje-permes-granteve-per-fermeret

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë në edicionin e 15-të të hapjes së Festivalit Ndërkombëtar të Domates, prej ku ai premtoi mbështetje përmes skemës së granteve për fermerët e Mamushës.

Kurti ka përmendur edhe shtimin e sipërfaqeve me serra, me anë të mbështetjes nëpërmjet granteve nga Qeveria e Republikës së Kosovës, e veçanërisht në Mamushë,ku prodhimtaria është në masë të madhe.

“Ajo çka synojmë si qeveri është ta shtojmë mbështetjen dhe ngritjen e vlerës së prodhimeve tona bujqësore, e në këtë rast sidomos të domates përmes skemës së granteve. Në këtë fazë ne kemi përkrahur shtimin e sipërfaqeve me serra, veçanërisht në Mamushë, falë organizimit dhe punës suaj, e kjo nënkupton prodhim më shumë. Uroj që viteve në vijim ta shtoni gamën e nënprodukteve përmes ruajtjes dhe përpunimit”, shtoi kryeministri,”thuhet në komunikatën për media.

Gjithashtu kryeministri theksoi se nga viti 2021 deri në vitin 2024 fermerët e Mamushës nga Ministria e Bujqësisë kanë përfituar mbi 10 milionë euro, e kjo mbështetje ka ndikuar edhe te shtimi i sasisë prodhuese të domates.

“Sa i përket përkrahjes nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, në këtë rast përmes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, kryeministri nënvizoi se fermerët e Mamushës kanë përfituar mbi 10 milionë euro nga viti 2021 deri në vitin 2024. Kjo mbështetjeje ka ndikuar në rritjen e sasisë prodhuese, sidomos e domates, sipërfaqet e së cilës janë shtuar për 100% në krahasim me vitin 2021, gjë që ka rritur eksportin në vlerë për mbi tetë herë, dhe sasinë, mbi gati tetë herë”, tha ai.

Kurti në këtë festival ishte i shoqëruar nga ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku si dhe ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka.

Related posts

Putin: Ne do t’i përgjigjemi su’lmit të Ukrainës

rezart morina

Bie nga lartësia dhe vdes në vendin e punës

admin

Zgjedhjet e ardhshme caktohen për 9 shkurt

admin6