RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti në takim lamtumirës me ambasadorin e Turqisë: Lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella

kurti-ne-takim-lamtumires-me-ambasadorin-e-turqise:-lidhjet-ndermjet-dy-vendeve-jane-te-thella

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim lamtumirës ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar. Në njoftimin e lëshuar nga qeveria thuhet se në këtë takim të fundit gjatë mandatit të tij, Kurti e falënderoi ambasadorin për bashkëpunimin në Kosovë.

“Ai vlerësoi angazhimin e tij për thellimin dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe për projektet e përbashkëta në fusha të ndryshme. U theksua se lidhjet ndërmjet dy vendeve janë të thella, prandaj mbi këtë bazë ka angazhim për avancim të mëtejmë të bashkëpunimit të ngushtë”.

“Duke shprehur mirënjohje për kontributin e tij për Republikën e Kosovës, Kryeministri Kurti i uroi ambasadorit Sakar suksese në angazhimet e tij të radhës”, thuhet në njoftim.

Related posts

Më shumë se 2.2 milionë bashkatdhetarë vizituan Kosovën, ja sa shpenzuan

admin

Përplasje mes bandash në Prishtinë, vriten dy persona, një prej tyre kalimtare

admin

Qeveria kërkon nga presidentja autorizim për nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake Kosovë-Turqi

admin