RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i jashtëm suedez: Ligji i Suedisë e lejon djegien e librave të shenjtë

ministri-i-jashtem-suedez:-ligji-i-suedise-e-lejon-djegien-e-librave-te-shenjte

Ministri i Jashtëm i Suedisë, Tobias Billström, argumentoi se legjislacioni i Suedisë i lejon provokimet si djegia e librave të shenjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Billström iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në hyrje të Takimit të Ministrave të Jashtëm të BE-së që u mbajt në Bruksel.

Gazetari i AA-së për provokimin e djegies së Kuranit para ambasadës turke në Stokholm e pyeti ministrin se “A është kjo liri e shprehjes apo thjesht e latë dikë të kryejë krim urrejtjeje?”.

“Si qeveri e Suedisë, ne e kemi bërë shumë të qartë se në Suedi ka liri të shprehjes dhe se ne nuk jemi me njerëzit që e kanë kryer këtë akt. Kjo është diçka për të cilën do të marrim përgjegjësinë. Qeveria e Suedisë nuk e përkrah djegien e librave të shenjtë”, u përgjigj kryediplomati suedez.

I pyetur po ashtu se “Nëse dikush do të kishte djegur librin e shenjtë të një feje tjetër, a do të ishte kjo ende liri e shprehjes?, Billström tha: “Sipas ligjit të Suedisë, liria e shprehjes e lejon këtë. Por bërja e kësaj nuk do të thotë se ne qëndrojmë pranë, mbështesim ose miratojmë këtë veprim”.

Djegia e Kuranit të Shenjtë në Suedi

Lideri i Partisë “Stram Kurs” (Linja e Rreptë) të ekstremit të djathtë, Rasmus Paludan, dogji një kopje të Kuranit përpara ambasadës turke në Stokholm të Suedisë më 21 janar dhe askush nuk u lejua t’i afrohej atij gjatë protestës së mbajtur nën mbrojtjen e policisë.

Lejimi i qeverisë së Suedisë për djegien e Kuranit nga Paludan u dënua nga shumë vende islame, përfshirë zyrtarë të qeverisë dhe opozitës në Turqi.

Related posts

Komisioni Evropian me vlerësime dhe kritika për Kosovën

admin

Gaza, numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite rritet në 26.900

rezart morina

Kalimet ilegale ‘sfidojnë’ ligjet angleze, mbi 10 mijë kalime në 6 muaj

admin