RTV AHIRETI
Lajme

Kurti në Vjenë: E ardhmja jonë është e ndërthurur me Bashkimin Evropian

kurti-ne-vjene:-e-ardhmja-jone-eshte-e-nderthurur-me-bashkimin-evropian

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë sonte në ceremoninë hapëse të edicionit jubilar të 20-të të Forumit Ekonomik të Vjenës.

Para të pranishmëve, në fjalën e tij përshëndetëse, ai u shpreh shumë i nderuar të qëndrojë para tyre, në këtë ngjarje, të bashkuar nga një vizion të përbashkët për prosperitetin e rajonit tonë.

Kurti tha se në kohë si këto bota është e mbushur me skena konflikti, ky organizim bëhet edhe më i rëndësishëm, sepse ai nënvizon domosdoshmërinë për të qëndruar së bashku, për të folur së bashku dhe të punuar së bashku.

“Takimi ynë këtu nuk është thjesht një traditë vjetore; është një riafirmim i agjendës sonë të përbashkët përballë vështirësive. E ardhmja jonë është e ndërthurur me mirëqenien e çdo vendi të përfaqësuar në këtë sallë, të kontinentit tonë evropian dhe Bashkimit Evropian si fati ynë që ne përqafojmë, me çdo komunitet që premtojmë t’i shërbejmë dhe me frymën kolektive që mishëron ky forum” deklaroi ai.

Në përmbyllje të fjalës së tij, Kurti shprehu falënderimin dhe mirënjohjen e tij për besimin, partneritetin dhe vlerësimin e Forumit Ekonomik të Vjenës.

Related posts

Kurti: Nuk do të lejohet që barrikadat në veri të qëndrojnë edhe gjatë

admin

U eliminua në Iran, detaje nga vdekja e liderit të Hamasit! Izraeli sulmoi rezidencën e tij me raketë! Pak muaj më parë i vranë 3 djemtë dhe 4 nipërit

admin

UNHCR: 200.000 njerëz u larguan nga Sudani për shkak të konfliktit

Muhamet Ramadani