RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Shefi i EULEX: Policia e Kosovës na kërkoi ta monitorojmë situatën në veri

shefi-i-eulex:-policia-e-kosoves-na-kerkoi-ta-monitorojme-situaten-ne-veri

Edhe për pak kohë, patrullimet në veri të Kosovës do të mbeten njësoj. Por, ndryshim do të ketë në numrin e policëve të EULEX-it që do ta kryejnë monitorimin.

Misionit evropian i erdhën si përforcim afër dhjetëra trupa të ri që u stacionuan në bazën në Fushë Kosovë mbrëmjen e së martës. Ndërsa pritet të vijnë edhe të tjerë.

Shefi i EULEX-it, Lars Gunnar Wigemark, ka bërë të ditur se janë shtatë vende anëtare të Bashkimit Evropian që janë në gjendje t’i kontribuojnë kësaj njësie.

“Nuk është numër i madh, janë 23 karabinierë italianë dhe po presim të vijmë ende disa trupa të xhandarmërisë nga të paktën dy vende tjera, pjesë e Policisë Evropiane. 7 vende anëtare të BE-së janë gati t’i kontribuojnë kësaj njësie”.

Shefi i EULEX-it, që pranoi se përforcimet u mirëpritën edhe nga drejtuesit e shtetit, tregoi se kur u vendos të arrijë kjo njësi.

“Ne nuk veprojmë pa pasur ndonjë kërkesë nga Policia e Kosovës dhe MPB. Të shtunën kemi pasur një takim me komandantin e KFOR-it, ministrin Sveçla dhe drejtorin në detyrë të policisë. Të dielën kam pranuar një kërkesë me shkrim nga Policia e Kosovës që të vazhdojmë të jemi në teren për ta monitoruar situatën, në veçanti në veri. Javën e kaluar veçse shtuam trupat në teren, e dje e forcuam njësinë”.

Lars Gunnar Wigemark komentoi edhe situatën për çka EULEX-i shtoi përforcimet.

“Tani që po flasim situata është e qetë, por dua të flas pak edhe për policët, ndërkohë që serbët dhanë dorëheqje, gjë që ngjau sipas një rendi – dorëzuan ID-të, armët e kështu, zyrtarët kosovar u treguan të vetëpërmbajtur”.

Kështu, sipas tij iu dha mesazh bashkësisë ndërkombëtare se askush nuk do ta sheh një konflikt të ri. Veçse nuk ka mendim edhe për presidentin serb, që kërkon në çdo rast largim të Policisë së Kosovës e shtim të EULEX në veri.

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet kryesore të fundit

rezart morina

Zgjedhjet në SHBA, Korenë e Jugut dhe Indi, Microsoft ngre alarmin: Kina do të përdorë inteligjencën artificiale për të dezinformuar votuesit

admin

​Mbi 300 raste të reja me kancer brenda dy muajve në Kosovë

admin6