RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga Cyrihu: Dikur kishte më shumë armatim nëpër oda sesa në kazermat e ushtrisë

kurti-nga-cyrihu:-dikur-kishte-me-shume-armatim-neper-oda-sesa-ne-kazermat-e-ushtrise

Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në të kaluarën Kosova ka pasur mungesë të kapaciteteve mbrojtëse, duke theksuar se armatimi shpeshherë ishte më i pranishëm nëpër oda sesa në kazermat ushtarake.

Duke folur të shtunën në Cyrih, në një takim me mërgatën shqiptare, Kurti tha se historia e qëndresës shqiptare është mbështetur në oda, pushkë, këngë, valle dhe frymë kombëtare, por se sot vendi ka hyrë në një fazë tjetër zhvillimi, ku theksi duhet të vihet në ndërtimin e një shteti të fortë dhe institucioneve funksionale të mbrojtjes.

“Si komb të fortë na ka mbajtur oda, çiftelia, pushka, kënga e vallja. Por tani duhet të kalojmë te një ushtri që na mbron dhe i del zot atdheut”, u shpreh Kurti.

Ai theksoi se Kosova, ashtu si edhe Shqipëria, synon të ndërtojë forca të armatosura moderne, të harmonizuara me standardet e NATO-s.

Sipas tij, qeveria e udhëhequr nga Vetëvendosje ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë drejtim përmes rritjes së investimeve në sektorin e mbrojtjes.

Related posts

Ilir Meta reagon një ditë pas protestës në Bulevard: Shqipëria u përket të rinjve!

admin

Meloni: Evropa duhet të mbrojë kufijtë e jashtëm në mes të krizës së migracionit

Kushtrim Guraj

Orban: Evropa drejtohet nga një “trojkë gjermane lufte”

RTI