RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga Gllogjani: Beteja e 24 marsit dëshmoi vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë drejt çlirimit

kurti-nga-gllogjani:-beteja-e-24-marsit-deshmoi-vendosmerine-e-familjes-haradinaj-dhe-popullit-tone-drejt-clirimit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka marr sot pjesë në manifestimin qendror në shënim të 25-vjetorit të Epopesë së Dukagjinit dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s.

Ai në manifestimin qendror në Gllogjan ku ishte i pranishëm edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj e zyrtarë tjerë tha se vetëm bashkë mund të mbrohet, ndërtohet e zhvillohet Kosova.

“Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën drejt çlirimit… Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja e nuk nënshtrohet Kosova, ky ishte mesazhi që mori Serbia nga kulla e bacës Hilmi”, tha kreu i ekzekutivit të vendit, raporton Telegrafi.

Më tej kryeministri i vendit, tha se familja Haradinaj ia dinë mirë vlerën e lirisë e ushtrisë.

Kurti duke folur edhe për zhvillimin e FSK-së tha se ushtria po konsolidohet në aspektin profesional e operacional, gjithnjë në shërbim të lirë, paqes e në krah të aleatëve.

“Për 24 muaj ushtrisë sonë i janë shtuar 1,240 ushtarë të ri, në fazën e testimeve janë 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë.

Me ndryshime ligjore të vitit të kaluar FSK nuk do të ketë më kufizime në numër dhe të drejtë aplikimi kanë të gjithë të rinjtë e të rejat deri në moshën 25 vjet….

Nga ky vend themi se vetëm bashkë mund ta mbrojmë, ndërtojmë e zhvillojmë Kosovën tonë”, tha kryeministri Kurti.

Related posts

Palestinezët demonstrojnë për kthimin e trupave të të vrarëve nga ushtria izraelite

admin

Presidenti argjentinas Milei niset për një udhëtim në Izrael

admin6

Pas shpërthimeve në veri, shtohen forcat policore

admin