RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti nga homazhet në Marec dhe Makoc: Angazhimin për drejtësi për viktimat, ndëshkim për kriminelët

kurti-nga-homazhet-ne-marec-dhe-makoc:-angazhimin-per-drejtesi-per-viktimat,-ndeshkim-per-kriminelet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në fshatin Marec të Komunës së Prishtinës, në 24-vjetorin e rënies së 27 dëshmorëve dhe vrasjes së 16 martirëve.

Kurti ka thënë se bëhet fjalë për një betejë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila ia futi tmerrin forcave armike serbe, që sipas tij, më pas në fshatin Makoc e shfrynë mllefin e tyre nga humbja e betejës mbi civilët e pafajshëm e të pambrojtur.

“Ai tha se si institucione të Republikës, si politikanë përfaqësues, si qytetarë të këtij vendi u jemi përjetë mirënjohës e falënderues, por gjithashtu shprehim zotimin tonë edhe për kujtime e përkujtime institucionale, por gjithashtu edhe për angazhimin për drejtësi për viktimat e për ndëshkim për kriminelët”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Gjithashtu, kryeministri nga Mareci ka bërë homazhe edhe në Makoc, ku mes datave 19 dhe 23 prill u vranë gjithsej 115 civilë, fëmijë e pleq. Për këtë masakër Kurti ka thënë se është një dëshmi e radhës së gjenocidit të Serbisë, që sipas tij, u mundua ta shfarosë popullin shqiptarë nga trojet e veta.

Bashkë me kryeministrin Kurti në homazhe ishin edhe ministri i Shëndetësisë, njëherësh kryetar i qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, Arben Vitia, zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, asamblistë të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës dhe aktivistë të tjerë.

Related posts

18 trupa të djegur gjenden në një pyll në Greqi, besohet të jenë emigrantë

rezart morina

Tjetër aksident i rëndë në Turqi, kamionit i prishen frenat dhe përplas ekipet e emergjencës dhe qytetarët

admin

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Gaza këtë mëngjes.

rezart morina