RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Për herë të parë diskutuam emra konkretë për Presidentin – takimet vazhdojnë

kurti-pas-takimit-me-abdixhikun:-per-here-te-pare-diskutuam-emra-konkrete-per-presidentin-–-takimet-vazhdojne

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur pas takimit me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, duke bërë të ditur se bisedimet për zgjedhjen e Presidentit të ri të Kosovës do të vazhdojnë.

Kurti ka thënë se në takim kanë marrë pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri.

“Vazhduam bashkëbisedimin me kryetarin e LDK-së dhe bashkëpunëtorët e tij, Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri”, ka deklaruar Kurti.

Ai e ka cilësuar diskutimin si të hapur, të sinqertë dhe serioz, duke theksuar se është rritur mirëbesimi ndërmjet palëve.

“Do të vazhdojnë bisedimet për shkak se është rritur mirëbesimi dhe është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm”, tha Kurti.

Megjithatë, Kurti sqaroi se emrat e diskutuar nuk janë persona për të cilët palët kanë marrë qëndrime paraprake.

“Nuk janë emra që ne i kemi pyetur paraprakisht, andaj në këtë fazë edhe nuk mund të flasim konkretisht për emra të veçantë, të cilët për herë të parë po i trajtojmë sot për president, presidente të ardhshme”, u shpreh ai.

Sipas Kurtit, krahas kritereve dhe parimeve për të cilat palët ishin dakorduar në takimin e kaluar, kësaj radhe janë diskutuar edhe emra konkretë.

Related posts

Të shtëna me armë në Kanada, 2 të vdekur dhe 3 të plagosur

admin

Emiratet e Bashkuara Arabe dhe OBI dënojnë kërcënimin ndaj Turqisë pas kapjes së një rakete iraniane

admin

Kosova, Bangladeshi e Libia ndajnë vendin e 104-t për fuqi të pasaportës

admin