RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Plani i zbatimit të marrëveshjes duhet të diskutohet në Ohër

kurti:-plani-i-zbatimit-te-marreveshjes-duhet-te-diskutohet-ne-oher

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për takimin e 18 marsit që do të mbahet në Ohër.

I pyetur nga gazetarët për deklaratën e fundit të emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak i cili tha se “nuk ka marrëveshje nëse nuk formohet Asociacioni”, Kurti tha se duhet diskutuar për planin e zbatimit të marrëveshjes që janë pajtuar në Bruksel.

“Ne jemi dakorduar për propozimin evropian me iniciativë franko-gjermane dhe të mbështetur nga SHBA-të dhe Italia, aty janë 5 fjali në preambulë janë 11 nene gjithsejtë. Le ta diskutojmë planin e zbatimit. Unë e kuptoj që Serbia shtynë shumë për çështjen e Asociacionit, ajo është në nenin 10, në fakt kur kam shikuar tash së fundmi bashkë me konkluzionet që janë bërë në Bruksel del se që nga 2 korriku i vitit 2011 deri më 25 gusht të vitit 2015 janë 39 marrëveshje gjithsejtë dhe Asociacioni përbënë 6 pikat e para të një marrëveshje 15 pikëshe e cila është e 16 prej 39”, tha Kurti.

Kryeministri theksoi se ne e dimë qëndrimin e Serbisë.

“Ne e dimë qëndrimin e Serbisë por unë duhet ti referohem asaj që i jemi marrë vesh. Plani i zbatimit duhet të diskutohet në Ohër e mbase jo vetëm në Ohër . Unë jam optimist, por tash se a do të ketë sukses apo jo e dini që nuk varet prej meje. Unë kam ofruar që ta nënshkruajmë propozimin evropian por pala tjetër nuk ka qenë e gatshme e ka refuzuar”, tha Kurti.

Related posts

Aktakuzë ndaj 18 personave – 11 prej tyre zyrtarë, dëmtuan shtetin me 100 mijë euro

RTI

Franca premton më shumë ndihmë ushtarake për Ukrainën

rezart morina

Stoltenberg thotë se kanë shtuar forcat për të parandaluar ndonjë sulm si ai në Banjskë

admin