RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Politikat e gabuara lanë popullin në varfëri e të ekspozuar ndaj bandave kriminale

kurti:-politikat-e-gabuara-lane-popullin-ne-varferi-e-te-ekspozuar-ndaj-bandave-kriminale

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se pos luftës shkatërruese në Kosovë, populli mbeti në varfëri e i ekspozuar nga bandat kriminale, për shkak të politikave të gabuara të njerëzve që ishin në krye të shtetit.

Ai në video-mesazhin e tij në gjuhën serbe drejtuar lidhur me rregulloren e BQK-së, ka thënë se politikanët kujdeseshin për jetë luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta.

“Lufta, dhe më pas politika e gabuar e politikanëve që ishin në krye të shtetit, lanë pas popullin pa përkujdesje, të varfër dhe të ekspozuar ndaj organizatave dhe bandave kriminale, derisa kujdeseshin për jetën luksoze të tyre dhe atyre që bashkëpunuan me ta”, ka thënë Kurti, përcjell teve1.info

Ai ka përsëritur se rregullorja e re e BQK-së nuk e ndalon Serbinë që të ndihmojë financiarisht qytetarët serb në Kosovë. Kurti po ashtu ka thënë se nuk është ndaluar dinari sikurse as valutat tjera, por ka thënë se ndryshimi i vetëm nga 1 shkurti është se paratë nga Serbia në Kosovë nuk mund të hyjnë përmes kufirit me thasë.

Related posts

Miratohet në parim buxheti i vitit 2023

admin

Kroaci, Ura Peljesac do të forcojë më tepër miqësinë me Kinën

admin

Kualitet i dobët i ajrit nëpër shtetet amerikane

Muhamet Ramadani