RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pranon kërkesën e ambasadorit amerikan, shtyhet për dy ditë vendimi për gjobat

kurti-pranon-kerkesen-e-ambasadorit-amerikan,-shtyhet-per-dy-dite-vendimi-per-gjobat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pranuar kërkesën e Ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, i cili kërkoi shtyrjen e vendimit për gjobitjen e qytetarëve me targa ilegale.
Përmes një postimi në Twitter, Kurti ka deklaruar se ka pranuar kërkesën e ambasadorit Hovenier për të shtyrë vendimin për 48 orë.

“E falendëroj Ambasadorin Hovenier për përkushtimin dhe angazhimin e tij. E pranoj kërkesën e tij për një shtyrje 48 orëshe për dhënien e gjobave për target ilegale KM (dhe të tjera). Jam I lumtur të punojë me SHBA-në dhe me BE-në për të gjetur një zgjidhje gjatë dy ditëve të ardhshme”, ka shkruar Kryeministri në Twitter.

Ambasadori Hovenier para disa minutash ka deklaruar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë vendimin e lartcekur për 48 orë.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara që liderët e Kosovës dhe të Serbisë nuk mundën të arrijnë një marrëveshje sot për krizën aktuale. Ne kërkuam nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë dhënien e gjobave, për të lejuar BE-në dhe SHBA-në që të angazojë palët më tutje për të gjetur një zgjidhje”, thuhej në deklaratën e Hovenier.

Kujtojmë se sot Kosova dhe Serbia nuk kanë arritur marrëveshje për targa edhe pas 8 orësh negociata në Bruksel, të cilat janë ndërmjetësuar nga kryediplomati evropian, Joseph Borrell.

Related posts

Zjarret në Meksikë djegin mijëra hektarë pyje

rezart morina

Konflikti në Lindjen e Mesme/ Pse disa vende arabe po e ndihmojnë Izraelin kundër Iranit?

admin

Rrëfimet e oficerit të FETO-s për mashtrimet gjatë regjistrimit në shkollat ​​ushtarake në Turqi

admin