RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Lufthansa do të punësojë 20 mijë punëtorë të rinj

lufthansa-do-te-punesoje-20-mije-punetore-te-rinj

Linja ajrore gjermane Lufthansa planifikon të punësojë 20 mijë punëtorë pas rimëkëmbjes së tregut të aviacionit nga pandemia e COVID-19, njoftoi kompania të hënën.

“Ne planifikojmë të krijojmë 20 mijë vende të reja pune në Evropë. Disa prej tyre janë punë krejtësisht të reja dhe disa prej tyre janë vende pune që kanë mbetur bosh gjatë pandemisë së koronavirusit,” njoftoi Lufthansa.

Kompania ajrore gjermane pushoi nga puna 30 mijë punonjës gjatë pandemisë Covid-19 dhe krizës së koronës. Gjatë pandemisë, Lufthansa mori ndihmë nga shteti, të cilën e ka kthyer plotësisht.

Në shtator të këtij viti, Lufthansa punësoi mbi 108 mijënjerëz në mbarë botën. /euronews

Related posts

Paralajmërimi i Moskës, Lavrov: Rusia nuk dëshiron luftë bërthamore, por armët janë në gatishmëri 

admin

Dokumenti/ Komisioni Evropian miraton planin e reformave para zgjerimit të bllokut! Çfarë parashikohet

admin

Pakistan, 28 të vrarë dhe mbi 150 të plagosur nga shpërthimi në xhami

Muhamet Ramadani