RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pret ambasadorin britanik, fokusi te anëtarësimi i Kosovës në KiE

kurti-pret-ambasadorin-britanik,-fokusi-te-anetaresimi-i-kosoves-ne-kie

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Siç njofton Zyra e Kryeministrit, marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet aktuale kanë qenë temë e bisedës.

“Diskutimi u fokusua edhe në hapin e radhës drejt anëtarësimit të Republikës së Kosovës në Këshill të Evropës dhe rëndësinë që anëtarësimi në këtë organizatë sjell në mbrojtjen e lirive dhe të drejtave përmes qasjes në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg”, thuhet në njoftim.

Kuti poashtu ka folur edhe për rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me Mbretërinë e Bashkuar si shtet themelues i Këshillit të Evropës, aleat dhe partner i Kosovës.

Related posts

Kurti u takua mbrëmë me Sorensen ku diskutuan për integrimet evropiane, i pranishëm Besnik Bislimi dhe jo Jeton Zulfaj

Muhamet Ramadani

Bulliqi: Kemi angazhuar policë civilë nëpër shkolla

admin

Smotrich i Iz’raelit zotohet se do të aneksojë Br’egun Perëndimor

admin