RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti priti Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves

kurti-priti-ambasadorin-e-mbreterise-se-bashkuar-ne-kosove,-jonathan-hargreaves

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Në takimin e parë pas formimit të qeverisë së re, ambasadori Hargreaves e uroi kryeministrin Kurti për mandatin e ri.

Diskutuan për marrëdhëniet bilaterale dhe thellimin e bashkëpunimit në projektet e përbashkëta. Të dy shprehën gatishmërinë dhe përkushtimin për vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qeveritare dhe ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe për angazhim në thellimin e raporteve ndërmjet dy vendeve.

Republika e Kosovës është gjithmonë mirënjohëse për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar.

Related posts

Kalimi kufitar Rafah në Gaza rihapet zyrtarisht

Muhamet Ramadani

“Diskutimi ishte mbi mundësitë e arritjes së paqes”/ Zbardhet takimi i Viktor Orban dhe Donald Trump në rezidencën Mar-a-Lago

admin

Blinken: Hamasi, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit

admin