RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pro që Gjermania e Franca të jenë pjesë e dialogut: Do ta ndihmojnë marrëveshjen finale

kurti-pro-qe-gjermania-e-franca-te-jene-pjese-e-dialogut:-do-ta-ndihmojne-marreveshjen-finale

Kryeministri i vendit, Albin Kurti është shprehur se përfshija e Gjermanisë dhe Francës në dialogun me Serbinë është shumë e rëndësishme për Kosovës.

Duke komentuar vizitën e ndërmjetësuesit të dialogut Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak dhe dy këshilltarëve të jashtëm të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, ai shtoi se pret mbështetjen e tyre.

Madje sipas tij, këto dy shtete të fuqishme do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme qe e ka në qendër njohjen reciproke.

“Kosova e kupton rëndësinë e integrimit evropian në zemrës të së cilit për Ballkanin Perëndimor në përgjithësi e për neve në veçanti ndodhen Gjermani e Franca. Andaj ne e mbështesim fatin që dy shtete kaq të rëndësishme, njohëse të Kosovës do ta ndihmojnë ndërmjetësimin e Brukselit për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që e ka në qendër njohjen reciproke”.Reciprociteti tha ai po zbatohet në të gjitha pikat kufitare Kosovë-Serbi.

“Në pika kufitare po vlen reciprocitetit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ne kemi insistuar për liri të lëvizjes dhe ajo do të nënkuptojë të plotë, ngase liria e cunguar nuk është liri. Dhe këtë gjë zv.kryeministri është duke e negociaor edhe me ndërmjetësit. Pika kufitare me Serbinë ajo vlen”.

Në fundjavë u bënë publike dy letra të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, në të cilat u bëhej thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, për normalizim sa më të shpejtë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Related posts

Rama letër Blinkenit: Shqipëria synon të presë Samitin e NATO-s 2027

rezart morina

Në Sadovinë të Jerlive të Vitisë u përurua xhamia e re

rezart morina

SHBA, Demokratët sigurojnë shumicën në Senat pas fitores në Nevada

admin