RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti pyet pse Serbia nuk lejon Asociacione një-etnike: Atje jetojnë 21 minoritete

kurti-pyet-pse-serbia-nuk-lejon-asociacione-nje-etnike:-atje-jetojne-21-minoritete

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar sërish lidhur me formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se zyrtarisht janë 21 minoritete në Serbi, ndërsa ka pyetur se pse Serbia nuk ua mundëson atyre formimin e Asociacionit një-etnik, gjë të cilën po e kërkon nga Kosova.

“Minoritete në Serbi zyrtarisht llogariten 21 sosh: kroatët, bunjevcët, bullgarët, boshnjakët, shqiptarët, hungarezët, romët, rumunët, rusinët, sllovakët, ukrainsët, lidhja hebreje, ashkalinjët, vllehët, grekët, egjiptianët, gjermanët, sllovenët, çekët, maqedonët, malazezët”.

“11 komuna në Serbi udhëhiqen nga kryetarë joserbë. Asociacione një-etnike komunash do të mund të formonin hungarezët, boshnjakët, shqiptarët dhe bullgarët. Pse Serbia nuk ua mundëson këtë, përderisa e kërkon një gjë të tillë në Kosovë?”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Muajve të fundit është rritur numri i kërkesave të ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Së fundmi, kryeministri Albin Kurti u shpreh se do të pranonte formimin e tij, nëse plotësohen gjashtë kushte.

Kushtet e Kurtit vënë në pah se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën, nuk mund të jetë një-etnik, duhet ta përmbajë parimin e reciprocitetit për të drejtat e pakicave kombëtare, të jetë pjesë e marrëveshjes finale dhe të zbatohet pas njohjes reciproke. Para themelimit të tij, sipas kushteve të Kurtit, strukturat ilegale të Serbisë në veri të Kosovës duhet të shuhen dhe t’i dorëzojnë armët ilegale, si dhe presidenti i Serbisë duhet t’i tërheqë letrat e dërguara te pesë shtetet anëtare të BE-së dhe tek të tjerat, për mospranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Related posts

Shefi i NATO-s: Mbështetja e Ukrainës “investim në sigurinë tonë”

rezart morina

Orban, Vuçiç dhe Dodik ndjekin stërvitjet ushtarake serbe në Batajnicë – VIDEO

admin

Rusia nis sulme masive për të mbajtur nën kontroll përparimin e Ukrainës

admin