RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti: Serbia e përkushtuar të shkatërrojë ura bashkëpunimi, Policia tregoi vendosmëri

kurti:-serbia-e-perkushtuar-te-shkaterroje-ura-bashkepunimi,-policia-tregoi-vendosmeri

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se pas sulmit terrorist në veri është dëshmuar se Serbia është e përkushtuar që të shkatërrojë ura të bashkëpunimit, e jo të kontribuojë në ndërtimin e tyre.

Në shënimin e Ditës Kombëtare të Boshnjakëve, e cila ka nisur me një minutë heshtje në nderim të rreshterit të vrarë në veri, Afrim Bunjaku, kreu i Qeverisë, shtoi se Policia e Kosovës ka treguar vendosmëri për rend e qetësi.

“Të gjithë jemi dëshmitarë të ngjarave të fundit, sulmi terrorist në veri ka treguar për pohimet tona të para hershme. Kjo tregon përkushtimin e Serbisë që të shkatërrojë ura, e jo t’i ndërtojë ato. Policia ka treguar vendosmërinë dhe ka treguar se ka dashur rend e qetësi. Polici ynë Afrim Bunjaku ka rënë në mënyrë heroike, e ka humbur jetën, duke treguar që dashuria për shtetin është para të gjithave”, është shprehur Kurti.

Image
Sipas tij, rreshteri Bunjaku, ka rënë në mënyrë heroike, duke treguar se e ka dashur shtetin para se gjithash.

Kurti në këtë ceremoni pohoi se Qeveria është e vendosur për shtet të së drejtës e të barabartës për të gjithë, për çka e falënderoi komunitetin boshnjak për kontributin.

“Mundohemi për jetë të përbashkët e të gjitha komuniteteve e barazi për të gjithë. Jemi falënderues ndaj komunitetit boshnjak që ka kontribuar në ndërtimin e shtetit tonë dhe që marrin pjesë ne nxjerrjen e vendimeve të rëndësishme. Qeveria është e përkushtuar në sundimin e ligjit në luftën kundër kriminalitetit. Ky është tregues që kjo shoqëri mund të arrijë. Nuk mund të ketë demokraci pa të drejta të njeriut e pa sundim të ligjit. Ne përkujdesemi për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë 3 milionë euro për komunitetet”, ka theksuar Kurti.

Related posts

Iraku refuzon përdorimin e territorit ose hapësirës së tij ajrore për të sulmuar cilindo vend

Muhamet Ramadani

Sulmohet një grua me mbulesë në Berlin, sulmuesi përdori dhunë verbale dhe fizike në restorant

admin

Vepra nga trashëgimia e artit islam ekspozohen në shtëpinë e ankandeve me famë botërore në Londër

Muhamet Ramadani