RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

​Kurti: Serbia jokonstruktive, ndërkombëtarët t’i bëjnë presion

​kurti:-serbia-jokonstruktive,-nderkombetaret-t’i-bejne-presion

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se ndërmjetësit evropianë duhet t’i bëjnë trysni Serbisë, meqë sipas tij shenjat për konstruktivitet nga ana e saj, nuk janë të mira.

Pas homazheve në Kompleksin Memorial në Mejë të Gjakovës, Kurti ka thënë se kërkon që teksti i dakorduar në mes të Kosovës dhe Serbisë të shndërrohet në marrëveshje.

“Sa i përket Kosovës dhe meje, gjithçka është e qartë dhe e garantuar, por ndërmjetësit evropianë do të duhej të bëjnë trysni mbi palën tjetër. Shenjat nuk janë të mira për konstruktivitet, kur dimë që pikërisht në Batajnicë në varrezën masive, ku nuk ka asnjë pllakë, asnjë shënim që aty ka pasur dikur varrezë masive, organizohet paradë ushtarake, e ku ftohen edhe kriminelët serbë nga veriu i Kosovës edhe lideri separatist i serbëve të Bosnjës, Dodik. Këto shenja nuk janë të mira, mirëpo me palën tjetër nuk do të mund të merremi ne, sepse ne nuk jemi juridiksion mbi Beogradin, këtë duhet ta bëjë Bashkimi Evropian”, ka shtuar ai.

Kurti ka theksuar se ministri i Administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, ka ftuar në takim Ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicës serbe, por se ata nuk i janë përgjigjur.

“Ministri im i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, i ka ftuar në takim Ekipin menaxhues, por ata nuk janë përgjigjur. Pra, është kjo Ministri në kuadër të Qeverisë e cila merret për së afërmi me këtë menaxhues për draft-statutin, siç është bërë marrëveshja dikur në Bruksel, e siç është ndryshuar përbërja në qeveri, para se unë të bëhem sërish kryeministër. Por, me datën 2 maj në bazë të tekstit të marrëveshjes së Brukselit, e cila fitoi aneksin e zbatimit në Ohër, çështje urgjente është çështja e të pagjeturve dhe të zhdukurve me dhunë”, ka deklaruar Kurti.

Related posts

BE-ja i përgjigjet Serbisë: Marrëveshja dhe aneksi i Ohrit janë ligjërisht obliguese

admin

Ushtria izraelite: Një ushtar i plagosur në Bregun Perëndimor dhe 8 palestinezë të arrestuar

admin

Ish-gjenerali Pavel prin në garën për president të Çekisë

admin