RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

OKB e shqetësuar nga zhvendosja e dhjetëra mijëra personave në Sudan

okb-e-shqetesuar-nga-zhvendosja-e-dhjetera-mijera-personave-ne-sudan

Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara (OKB) për refugjatët, Filippo Grandi tha se ka një shqetësim të madh se dhjetëra mijëra persona mund të detyrohen që për shkak të konfliktit që vazhdon në Sudan të lëvizin brenda vendit ose përtej kufijve për të gjetur një vend të sigurt, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë me shkrim, Grandi rikujtoi se edhe para fillimit të përleshjeve të armatosura në Sudan kishte nevojë për ndihmë të madhe humanitare për të mbështetur 3.7 milionë njerëz të zhvendosur brenda vendit. “Pavarësisht se nuk ka ende një statistikë, numri i njerëzve që kanë nevojë për ndihmë humanitare rritet me shpejtësi”, deklaroi Grandi.

Më tej Komisioneri i Lartë bëri të ditur se të paktën 20 mijë sudanezë janë larguar në Çad dhe se ky vend aktualisht strehon 600 mijë refugjatë.

Duke informuar se ka një largim intensiv drejt Çadit nga rajonin Darfur i Sudanit ku zhvillohen përleshje intensive, Grandi tërhoqi vëmendjen se sudanezët janë drejtuar edhe drejt Egjiptit.

“Komisioneri i Lartë i OKB-së për refugjatët (UNHCR) ka biseduar me qeverinë e Egjiptit për pranimin dhe kryerjen e procedurave në mënyrë të përshtatshme për personat që kanë nevojë për mbrojtje ndërkombëtare”, tha Grandi i cili ndaj vendeve fqinje me Sudanin i bëri thirrjen që të mbajnë hapur kufijtë e tyre për njerëzit që kanë nevojë për siguri dhe mbrojtje.

Ai vuri në dukje se ka shqetësim të madh për dhjetëra mijëra persona që braktisin shtëpitë e tyre me shqetësimin e sigurisë për shkak të përleshjeve të armatosura që vazhdojnë në Sudan. Sipas tij, UNHCR-ja ka rritur mbështetjen për qeveritë që pranojnë njerëz nga Sudani.

– Përleshjet në Sudan

Mëngjesin e 15 prillit në kryeqytetin Khartoum dhe në qytete tjera të Sudanit filluan përleshje të armatosura mes ushtrisë sudaneze dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë.

Mosmarrëveshja e përjetuar prej disa muajsh mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë për çështjen e reformës së sigurisë ushtarake që parashikon pjesëmarrjen (bashkimin) e plotë të Forcës së Mbështetjes së Shpejtë në ushtri, u shndërrua në një konflikt të nxehtë mes dy forcave.

Ministria shëndetësore e Sudanit, ka njoftuar se në përleshjet që filluan më 15 prillit mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë, deri dje kanë humbur jetën 512 persona ndërsa janë plagosur 4.193 të tjerë.

Related posts

Specialja me plotë gabime

admin

Marshime masive në Itali kundër dhunës ndaj grave

rezart morina

Ushtria izraelite hedh gaz lotsjellës në hyrjen e urgjencës në një spital të Bregut Perëndimor

admin6