RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

kurti-shtron-iftar-per-myftiun-ternava

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, për nder të muajit të Ramazanit, shtroi iftar për myftiun Naim Tërnava dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, nënkryetarja Emilija Rexhepi, si dhe ministrat Hajrulla Çeku dhe Blerim Gashani.

Duke shprehur respektin për devotshmërinë dhe vetëpërmbajtjen e agjëruesve gjatë Ramazanit, kryeministri Kurti uroi që sakrifica e tyre të shpërblehet, si dhe solidariteti e ndjeshmëria të forcojnë edhe më shumë besimin dhe mirëkuptimin ndërmjet njerëzve.

Ai falënderoi myftiun Tërnava dhe Bashkësinë Islame të Kosovës për angazhimin dhe kontributin e tyre për shoqërinë dhe vendin.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, uroi kryeministrin për mandatin e ri, duke i dëshiruar suksese dhe punë të mira për vendin.

Related posts

Kurti: Mbështetja në investim për energjinë e ripërtëritshme, fuqizon familjet dhe bizneset

Muhamet Ramadani

Kancelari gjerman: Samiti i NATO-s në Ankara do të trajtojë Lindjen e Mesme dhe diplomacinë SHBA-Iran

admin

Katari i bën thirrje Iranit: Mos e përdorni Ngushticën e Hormuzit si “kartë negociuese”

admin